Të indinjuar nga Uilliams, arbitrat mendojnë bojkotin ndaj saj

Klasa arbitrare në sportin e tenisit nuk arrin dot të pranojnë sjelljen e Serena Uilliams e cila nuk ia kurseu  epitetin ‘hajdut’ arbitrit të finales së US Open, Karlos Ramos. Të indinjuar nga mungesa e mbështetjes së tij nga ana e WTA dhe Federatës Amerikane të Tenisit, ata vendosën të marrin një vendim; të bojkotojnë ndeshjet e ish numrit 1 të botës.

Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga ‘The Times’ sipas të cilit, arbitrat po mendojnë seriozisht të refuzojën gjykimin e ndeshjeve të Serena Uilliams deri sa ajo të kërkojë ndjesë publike.

Ndërkaq, pas disa ditësh ka ardhur edhe reagimi i viktimës së  ‘tërbimit’ të Serena Uilliams, Karlos Ramos që ka thyer më në fund heshtjen për atë cfarë ndodhi ditën e shtunë. Ramos ka folur në një intervistë për median portugeze duke tehskuar se është mirë pavartësoisht gjithckaje dhe se në tenis nuk ekzistojnë arbitrimet ‘on demand’.

Këtë fundjavë, Karlos Ramos do të gjykojë ndeshje të gjysmëfinales së Kupës Davis mes Kroacisë dhe SHBA duke shpresuar në një ambient të qetë dhe jo si ai që ishte në Stadiumin Arthur Ashe në Nju Jork.

sfidanti.al