Golovkin-Kanelo 2, afron supersfida e boksit në Las Vegas

Do të ndeshen për së dyti, pas ndeshjes së parë që u nda nga gjyqtarët në barazim. Një zhurmë e vërtetë u ngrit për vendimin e diskutueshëm që, u duk se i hoqi fitoren Genadi Golovkinit ndaj Kanelo Alvarezit, në të njëjtën sallë të Las Vegasit ku do të luftojnë këtë të shtunë. Sfida e dy boksierëve të peshave të mesme cilësohet si një nga kulmet e spektaklit në mënyrë absolute, ndërsa diferenca ekziston.

Golovkin ka titujt në federatat ËBA, ËBC dhe IBO, ndërsa Alvarezi nuk ka asnjë titull për momentin. Kazaku është 36 vjeç, ndërsa meksikani 28. Në duelin e parë, i mbiquajturi GGG u duk shumë më mirë, pavarësisht barazimit dhe moshës së madhe.

Fitimet pritet të jenë të rëndësishme edhe pse jo në nivelin e Flojd Mejuedhër Xhuniorit. Ndarja do të jetë 55 me 45 për qind në favor të Alvarezit, dhe kjo sepse ai ka një bazë më të madhe tifozësh meksikanë, në krahasim me Golovkinin që është nga Kazakistani. Kanelo Alvarez mund të fitojë nga 15 deri në 25 milionë USD, në varësi të numrit të teleshikuesve, ndërsa GGG diçka më pak. Fillimisht ndarja ishte 65 me 35 për qind, por Alvarez doli pozitiv në dy teste dopinge, dhe Golovkini protestoi.

Sfidanti.al