Simeone nuk është aq shumë tifoz i Kilian Mbapesë

Nëse do të kishte mundësi të zgjidhte lirshëm, Kilian Mbape nuk do të ishte numri 1 në listën e Diego Pablo Simeones. Trajneri i Atletikos së Madridit, edhe pse e ngre lart kampionin e botës nga Franca, sërish mendon një lojtar tjetër përpara tij. “Do të merrja më përpara Nejmarin sesa Mbapenë, – tha argjentinasi, – të dy janë të shkëlqyer, por Nejmar është më i kompletuar si futbollist dhe mund të luajë në disa pozicione”.

Gjithsesi, Simeone nuk mund të mos merrej me njërin nga lojtarët e tij, dhe të shprehte keqardhjen. “Antuan Grizman ka qenë lojtari më i mirë në botë për këtë vit, por ai nuk u përfshi në listën e çmimeve të UEFA-s dhe të FIFA-s”, – tha trajneri i Atletikos. Për “El Çolon”, megjithatë, numri 1 i botës në mënyrë të padiskutueshme është Lionel Mesi.

Sfidanti.al