Filmi Ibrahimoviç i paparë, nga “Galaksia” për te Piramida e Egjiptit!

Zllatan Ibrahimoviç, muajin e ardhshëm, do të mbushë 37 vjeç, por ai nuk ka ndonjë plan që t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, përkundrazi, tani që ai luan në SHBA, në MLS, me klubin LA Galaksi, atij i ka ardhur një ofertë nga një vend që nuk e priste askush, nga Egjipti i piramidave ose, më saktë, nga Piramida e Egjiptit. Media amerikane vë në dukje se bëhet fjalë për klubin egjiptian, Piramida, pronar i të cilit është miliarderi vendas, Turki Al Sheika
Thuhet se ky pasanik i madh i ka ofruar Ibras një çek të bardhë që ai të transferohet në Egjipt. Ekipi Piramida, më saktë, Piramidi, në kampionatin egjiptian ndodhet në vend të parë me 11 pikë, aq sa ka edhe ekipi më i njohur egjiptian, Al Ahli.
Sfidanti.al