Mustafi: Kisha frikë nga Mihajloviçi, sepse ishte serb, unë shqiptar

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, në një bisedë me median e huaj kujton bashkëpunimin e tij me trajnerin serb, Sinisha Mihajloviç. Mustafi ka bashkëpunuar me trajnerin serb në Itali, kur ai luante te Sampdoria. Pikërisht, në atë klub ky lojtar me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë u poq, por në fillim, kur mori vesh se Miha do të ishte trajneri i tij, ai pati frikë se do të shkonte keq me të..
“Unë kisha frikë nga ai, pasi unë jam shqiptar, kur ai ishte serb. Megjithatë, ai ishte një trajner që më dha mua besim në vetëvete dhe më bëri që të zhvillohem si futbollist. Nga të gjithë trajnerët që unë kam pasur, mendoj se Sinisha ka qenë për mua më i miri”, tha Mustafi.
Sfidanti.al