Ronaldo dhe Mesi? Tevez tregon ndryshimet mes dy yjeve

Karlos Tevez per dy sezone ka qene pjese e Juventusit ku tani eshte transferuar Kristiano Ronaldo. Argjentinasi eshte nder te paktet qe ka luajtur me portugezin por edhe me rivalin e tij, Lionel Messin. Me Ronaldon Tevez ka luajtur kur ishte pjese e Mancester Junajtid, ndersa me Mesin kur ishte te Argjentina. Dhe eshte pikerish ai qe tregon diferencat mes 2 yjeve te futbollit boteror.

‘Mesin nuk e kam pare asnjehere ne palester, nuk e kam pare asnjehere te stervitej ne stopime apo je ushtrime teknike. Atij i vjen cdo gje natyrshem-tha Tevez-me penalltite ama eshte stervitur. Ne fillim nuk i gjuante, tani i gjuan ne cepin e portes. Ndersa Ronaldo shkonte gjithnje ne palester pas cdo stervitje per te ishte nje obsesion. Duke qene se ishte me i miri ne gjithcka vinte gjithnje i pari ne stervitje. Kur stervitja ishte ne 09:00 une shkoja ne 08:00 dhe ai ishte atje. Nje here shkova ne 06:00 dhe e gjeta Ronaldon ne stervitje edhe pse ishte pergjumesh’.

Sfidanti.al