Bëhuni gati! Një tjetër Shumaher pritet në pistat e Formula 1?

A do të ketë Formula 1 një tjetër Shumaher në radhët e saj? Është një pyetje së cilës mund t’i përgjigjet pikërisht Toro Rosso. Skuadra satelit e Red Bullit po mendon seriozisht që të sjellë në radhët e saj sezonin e ardhshëm, djalin e legjendarit Mikael Shumaher, Mik, që tashmë është pjesëmarrës në kampionatin F3 të FIA.

19 vjecari ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme në këtë sezon në F3 sidomos në pjesën e dytë të tij dicka që u pa edhe në Nurburgring ku fitoi të dy garat e këtij Çmimi të Madh duke e reduktuar në 16 pikë diferencën me Dan Tiktum në klasifikimin e përgjithshëm. Në 10 ndalesat e fundit të F3, Mik Shumaher ka fituar në 6 të tilla duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të skuadrës së Toro Rosso në Formula 1.

Mësohet se Helmut Marko ka hyrë në kontakte me Shumaher Jr dhe përfaqësuesit e tij për të parë nëse është e mundur kalimi i tij në Botërorin e Formula 1. Në këtë aspekt shfaqet një problem që është presioni që mund të bjerë mbi Mik Shumaher nëse kalon në Formula 1, pasi gjërat mund të mos shkojnë mirë për të, dicka që familja e tij preferon që ta evitojë.

sfidanti.al