U fol shumë për një largim të Sami kedirës nga juventusi në drejtim të kampionatit amerikan të futbollit, por rezultoi që të gjithë këto zëra të jenë thjesht spekulime. Kjo sepse mesfushori gjerman në të vërtetë rinovoi kontratën me kampionët e Italisë deri në vitin 2021, një lajm që u komunikua nga vetë klubi torinez
në komunikatën e saj, Zonja e Vjetër e cilësoi Kedirën si një futbollist të rëndësishëmn si dhe publikoi disa statistika që flasin shumë për paraqitjet e këtij mesfushori. Sami Khedira kaloi te Juventusi në verën e vitit 2015 nga Reali i Madridit me parametra zero.Në 3 sezonet e fundit, Kedira ka regjistruar bilanc me 20 gola dhe 13 assiste. Paraqitjen më të mirë përsa i përket aspektit goleador, Kedira e bëri pikërisht sezonin e kaluar të cilin e mbylli me 9 finalizime, po aq sa edhe bashkëkombasi i tij Andreas Mëler ne 1993/94 edhe ky me fanelën bardhezi.
‘Do të vazhdojmë të bëjmë historinë bardhezi-tha Khedira pas rinovimit të kontratës-ndihem shumë krenar që jam pjesë e historisë dhe familjes së Juventusit’.
sfidanti.al