‘Injoron’ për pak presidencën, Ueah kthehet të luajë në moshën 51 vjeçare.

Xhorxh Ueah për një moment ‘harroi’ që është kryetar shteti duke iu kthyer profesionit të vjetër të tij; atë të futbollisit. presidenti i Liberisë, u rikthye në fushat e lojës në moshën 51 vjecare në një ndeshje miqësore që skuadra e vendit të tij luajti ndaj Nigerisë. Ishte një ndeshje e organizuar nga Liberia për tërheqjen përfundimtare të fanelës me nr.14 të Ueah që dikur tmerronte të gjitha mbrojtjet kundërshtare sidomos kur luante me fanelën e Milanit më të cilin fitoi edhe Topin e Artë duke u bërë afrikani i parë që e fiton këtë trofe.

Ueah, luajti 79 minuta në këtë sfidë miqësore që u fitua nga Nigeria, dhe u shoqërua nga ovacione e duartrokitje të shumta nga të gjithë të pranishmit në stadium edhe pse nuk shënoi gol. Ajo që dukej qartë në këtë eveniment është fakti se Ueah e kishte humbur formën sportive pasi kishte shtuar shumë në peshë. E megjithatë, pavarësisht kilogramëve të tepërta, mbrojtësit e Nigerisë, e patën të vështirë për ta markuar duke bërë disa ndërhyrje më të forta sec duhej.

sfidanti.al