Statistika e veçantë e Stephen Curry

Një mbrëmje e keqe u ndodh edhe më të mëdhenjve. Vetëm 7 pikë arriti të shënojë Stephen Curry në fitoren që Golden State Warriors mori me rezultatin 118-114 në fushën e Portland Trail Blazers. Kjo ndeshje do të hyjë në histori për numrin 30 të “luftëtarëve”, pasi nuk arriti që të shënojë asnjë trepikësh (specialiteti i tij) në 8 tentativa.

Për herë të parë pas 5 vitesh, Steph Curry nuk realizon asnjë kosh për tre pikë (pas 268 ndeshjeve radhazi). Hera e fundit që i kishte ndodhur ka qenë në 8 nëntor të vitit 2018 dhe në atë kohë shumë gjëra ishin ndryshe në NBA. Ishte fillimit i sezonit 2018-2019 dhe Curry me shokë kërkonin titullin e tretë radhazi me Golden State. Chris Paul (bashkë me Harden) ishin kërcënimi kryesor i “luftëtarëve” për titullin. Anthony Davis nuk ishte në Los Anxhelos me LeBron James, Kawhi Leonard sapo ishte larguar nga San Antonio, ndërsa te Bostoni të gjithë i kishin sytë te Kyrie Irving.

sfidanti.al