Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, ka pësuar një dwmtim të rëndë në sfidën ndaj Villarrealit të cilën madrilenët e fituan me rezultat të thellë 4-1. Po zhvillohej minuta e 35-të e ndeshjes kur Alaba ra në tokë dhe menjëherë kamerat e kapën duke mbajtur gjurin me dy duart. Në përpjekje për të larguar topin nga këmbët e kundërshtarit, ai u dwmtua dhe sipas raportimeve të mediave nga Spanja, ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë, që ndryshe njihet si ACL. Alaba i është bashkuar Militaos dhe Courtois në listën e lojtarëve që kanë këputur këtë ligamentet kwtw sezon.
sfidanti.al