Partizani i “tregon derën” Da Silva-s

Të kuqtë nuk presin janarin, por kanë nisur punën për të ndërtuar ekipin për gjysmën e dytë të sezonit. Partizani ka njoftuar këtë të hënë mbylljen e bashkëpunimit me Victor Da Silva-n, një sulmues i ardhur me shumë bujë nga Vllaznia një vit më parë, por këtë sezon është aktivizuar pak:

“Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Victor Da Silva. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Victor Da Silvës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, me të cilën u shpall edhe kampion i shqipërisë. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani”.

sfidanti.al