Episodi lidhur me Tom Lokeri ka bërë që Luton të ndryshojë protokollin e ndërhyrjes së shpejtë. Mbrojtësi, i cili u shemb në tokë pasi pësoi një arrest kardiak, tani është stabilizuar. Sipas “Daily Mail” skuadra e Luton do të ndryshojë diçka në protokollin mjekësorë pasi kjo nuk ishte hera e parë që kapiteni pësonte një arrest kardiak. Diçka e tillë i kishte ndodhur edhe shtatë muaj më parë.
Mësohet se Lokeri kishte pasur probleme kardiake edhe gjatë muajit maj në një ndeshje të vlefshme për fazën play-off të Championship (Kategoria e Parë angleze). Pas kontrolleve të ndryshme stafi mjekësorë i Luton i kishte hapur dritën jeshile për tu rikthyer në fusha në qershor. “Daily Mail” ka mësuar se tani stafi mjekësorë do të rivlerësojë me shumë kujdes situatën e lojtarit. Ajo çfarë ndodhi në “Vitality Stadium” është diçka e rëndë dhe mund të përfundonte në një tragjedi. 29-vjeçari ka luajtur në 15 prej 16 takimeve të zhvilluara këtë sezon nga Lutoni në Premier League.
sfidanti.al