Stadiumi që do të presë Super Bowl kushtoi 2 miliardë dollarë

Të dielën, Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers do të garojnë në finalen e Super Bowl LVIII. Deri në 72,000 tifozë pritet të ndjekin ndeshjen në Allegiant Stadium në Las Vegas, ku bileta mesatare e Super Bowl kushtonte rreth 11,000 dollarë dy javë para ndeshjes. New York Times raportoi se ndërtimi i stadiumit kushtoi 2 miliardë dollarë, 750 milionë dollarë prej të cilave erdhën nga fondet publike. Meqenëse stadiumi ka një çati, fusha me bar është projektuar për t’u zhvendosur, pasi është lëvizëse. Tabela e videos ka 75,000 metra katrorë, ndërsa janë mbi 2,300 ekrane televizive në të gjithë arenën, sipas faqes zyrtare të stadiumit, pra tifozët e ulur në rreshtat e sipërm mund të ndjekin aksionin në TV.

sfidanti.al