Manchester United mendon për merkaton e verës

Manchester United është duke menduar për merkaton dhe transferimet e verës. Sipas raportimeve të medieve britanike, “Djajtë e Kuq” po ndjekin me interes të lartë dy lojtarë, të cilët duan t’i kenë në skuadër sezonin e ardhshëm. I pari është sulmuesi i Crystal Palace, Michael Olise, ndërsa lojtari i dytë është mbrojtësi i Everton, Jarrad Branthwaite. Dy lojtarë të rinj në moshë, respektivisht 22 dhe 21 vjeç, por me eksperiencë në Premier League.

sfidanti.al