Spekulimet për Alonson; sërish në IndyCar? McLaren e mohon kategorikisht

Fernando Alonso kohët e fundit u fol se do të kthehej të merrte pjesë në garat e IndyCar dhe bëhej fjalë për ndalesën që përkon me Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1 që do të thotë se ai do të braktiste këtë garë. Por skuadra e McLaren, nëpërmjet Zack Brown ka mohuar në mënyrë kategorike të gjitha këto zëra duke e cilësuar atë si një lajm të rremë. ‘E gjithë kjo është një cmenduri-tha Brown-Alonso nëpërmjet nesh duhej të bënte një kërkesë për këtë, gjë që në të vërtetë nuk ka ndodhur. Është një lajm krejtësisht i pavërtetë’. Megjithatë kjo deklaratë nuk i shuan spekulimet për të ardhmen e pilotit spanjoll me këtë të fundit që e ka pranuar se do ta marrë në konsideratë opsionin për të vijuar karrierën në IndyCar nëse shanset e tij për të fituar titullin e tij të tretë në Formula 1 do të minimizohen ndjeshëm.

sfidanti.al