Spanja kampion në Eurobasket: Huanço Hernangomes i afrohet rekordit të Xhorxheviçit

Superylli serb arriti në 9 kosha me vlerë tripikëshe në një ndeshje finale të Kampionatit Europian të basketbollit për meshkuj, dhe këtë u përpoq që ta barazonte apo ta kalonte ylli i Spanjës. Huanço Hernangomes, shënoi 7 kosha me vlerë tripikëshe në finalen e Eurobasketit mbrëmjen e kaluar, ndërsa Aleksandar “Sasha” Xhorxheviç (apo Gjorgjeviç) arriti në 9 kosha të tillë në finalen e Europianit në 1995 ndaj Lituanisë. Ai shënoi 41 pikë dhe provoi 12 gjuajtje për tre me Jugosllavinë që fitoi 96-90. Spanja, ndërkaq, e fitoi titullin kampion të Europës ndaj Francës me shifrat 88-76 duke realizuar një sukses të madhe dhe krejtësisht të pamenduar. Ky ishte titulli i 4-ët për Spanjën, duke lënë pas Lituaninë që ka 3, ndërsa në krye janë Bashkimi Sovjetik me 14 tituj dhe Jugosllavia me 8.

Sfidanti.al