Shënon sërish për Sitin, Halandi ka 100 gola në 99 ndeshjet e fundit!

Që kur është larguar nga Salcburgu ka vazhduar “të marrë kot”. Ylli botëror i futbollit, Erling Haland, vazhdon të vendosë rekorde dhe të thellojë arritjet, ndërsa këtë të shtunë shënoi një tjetër gol. Sulmuesi norvegjez realizoi në fitoren 3-0 të Mançester Sitit në fushën e Uolvesit, duke qenë tani në kuotën e 14 rrjetave në vetëm 10 ndeshje për kampionët e Anglisë. Gjiganti 22-vjeçar ka 100 gola në 99 ndeshjet e fundit, që i ka luajtur për Dortmundin dhe për Sitin. Vetëm në Champions, ai ka 26 gola në 21 ndeshje, ndërsa jemi vetëm në muajin shtator, pra imagjinonin sesa mund të shënojë në vazhdim.

Sfidanti.al