PSG, Galtie është gati për eksperimentin e madhe me Mesin, Nejmarin, Mbapenë!

Deri tani gjithçka ka shkuar “fjollë”. Paris SG ka fituar në kampionatin francez dhe dy herë në Champions, duke humbur vetëm 2 pikë në një ndeshje. Po ashtu, yjet e mëdhenj të sulmit, si Mesi, Nejmar dhe Mbape kanë shkëlqyer në skemën e re të trajnerit Kristof Galtie, 3-4-3, duke shënuar e dhënë asistë 41 herë në total së bashku. Gjithsesi, siç shkruajnë mediat pariziene, trajneri u shqetësua nga ndeshja e fundit në Champions, ndaj Makabit të Haifës në Izrael. Ajo vërtet u fitua 3-1, por ekipi shfaqi dobësi në mbrojtje duke pësuar gol në fillim. Lajmet janë që Galtie do të nisë të ulë në stol në disa ndeshje njërin prej yjeve të treshes së madhe, ndonëse e bëri me Nejmarin, si dhe e ka bërë me Mbapenë më shumë sepse ky ka qenë i dëmtuar.

Sfidanti.al