Medalja e artë në zbritjen e lirë në Botërorin e Skive në Aare i shkoi Ilka Stuhec që konfirmoi titullin e fituar 2 vjet më parë, por lajmi i ditës ishte Lindsi Von që i dha zyrtarisht fund karrierës së saj duke fituar medaljen e bronztë në garën e fundit të këtij kampionati. Skiatorja amerikane, tashmë në moshën 34 vjecare fitoi të gjitha duartrokitjet për titujt dhe garata e fituara në karrierën e saj duke bërë një karrierë të mrekullueshme që kohët e fundit u kompromentua jo pak nga dëmtimet e njëspasnjëshme
Pas përfundimit të garës, skiatorja nuk i fshehu emocionet pas medaljes së fituar në garën e fundit të karrierës së saj.
‘ Në këtë zbritje të lirë dhashë maksimumin dhe skiova me zemër. Dje pashë që Svindal ia doli të mbyllë karrierën e tij me një medalje dhe i thashë vetes se edhe unë mund t’ia dal mbanë-tha Von pas garës. Shpresoja që të ngjitesha në podium dhe jam shumë e lumtur. 30 vitet përkuffuizohen si 20 vitet e rinj kështu që në fillimin e garës ndihesha si një 20 vjecare. mendimi për vjetërsinë në moshe pas rënise në Super G u zhduk. Sporti i skive ishte miku im më i mirë gjatë gjithë jetës;
Legjenda e skive, Ingemar Stenmark, rekordin e të cilit Vonn nuk e theu dot nuk vonoi shumë për të nderuar amerikanen duke i dërguar një buqetë me lule.
‘Ishte dicka e bukur prania e tij këtu-tha Von-i kërkova të vijë dhe ai e pranoi ftesën. Ka qenë gjithnjë një pikë referimi për mua’.
sfidanti.al