Skandali seksual trondit basketbollin e kolegjeve, bien kampionët!

Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e kampionatit që të hiqej dorë nga një titull kampion i fituar. E bëri këtë precedent ekipi i basketbollt të Universitetit të Luisvilit, pas shpërthimit të skandalit seksuar. Flitet për titullin e vitit 2013 që mbetet vakant, ndërsa Luisvili hoqi dorë edhe nga paraqitja në finalen për titull (katërshja finale) në 2012. Jo vetëm kaq, por nga organizatorët e turnout NCAA (kampionati i kolegjeve në basket, meshkuj) iu fshinë nga historia plot 123 fitore në vitet 2012-2015.

E gjitha kjo, pasi u mësua se ndihmëstrajneri Andre Mekgi, organizonte orgji seksi me prostituta dhe me zhveshje (striptizëm), së bashku me lojtarët ekzistues, dhe me ata që pritej të vinin në skuadër. Skandali doli në sipërfaqe që në 2015 kur tregoi vajza shoqëruese, Katina Pauell, por gjithçka përfundoi vetëm tani. Luisvili do të duhet të paguajë edhe 600 000 dollarë gjobë.

Sfidanti.al