Është tenistja numër 1 në botë, është fituese në fuqi e “Rolan Garosit”, por duket se Uimbëlldoni nuk qenka aq i mbarë për të. Iga Shviontek, krenaria e sportit polak, u eliminua nga Uimbëlldoni, e mundur papritur nga francezja Alizë Korne (Cornet) madhe fare lehtë, 4-6 e 2-6. Korne është 32 vjeç, është numri 37 në botë, por luajti tepër lirshëm duke qenë në sezonin e fundit të karrierës. Tenistja polake i jep lamtumirën Grand Slemit londinez pas 37 fitoreve radhazi arritur për 136 ditë që nga 16 shkurti i këtij viti kur humbi me Jelena Ostapenkon. Me 37 fitore radhazi ajo barazoi legjendën Martina Hingis, por mbeti prapa rekordeve të serive të fitoreve që mbahen nga katër të mëdha të tenisit si Martina Navratilova, Stefi Graf, Margaret Kërt dhe Kris Evert.
Sfidanti.al