Nagelsmani bën një kërkesë shumë familjare për Bajernin

Shumë vite më parë, kur Pep Guardiola mbërriti në Mynih, ai tha: “Ose Tiago Alkantarën, ose asgjë tjetër”. Trajneri katalanas deshi njohjen e tij të vjetër që pati tek Barcelona, dhe i cili u bë gjithashtu një futbollist shumë i mirë në Mynih, edhe pse me Pepin nuk e fitoi dot Championsin. Këtë e bëri në 2020 me Bajernin e trajnerit Hansi Flik, dhe më pas shkoi tek Liverpuli. Julian Nagelsmani sot bën të njëjtën kërkesë për klubin, një kërkesë pra familjare. “Ose Konrad Laimerin, ose askënd tjetër”. Laimeri është mesfushor i Lajpcigut, dhe Nagelsmani e ka pasur lojtarin e tij, pra e njeh mirë, por problemi është tek paratë, pasi Lajpcigu kërkon 30 milionë euro, ndërsa Bajerni nuk jep më shumë se 20.

Sfidanti.al