Ky është epiteti që i kanë vënë në vendin e tij, në Serbi. Basketbollisti shtatlartë, por edhe shumë i shkathët dhe i talentuar, Nikola Jokiç, shpëtoi Denverin e tij në një ndeshje të vështirë në fushën e Juta Xhazit, ku koshat nuk donin që nuk donin të shënoheshin. Përfundimi ishte 98-95, shifra këto të mira ndoshta për Euroligën, por jo për NBA-në, dhe i vetmi që shkëlqeu fort ishte Jokiçi.
Ai realizoi një tripëll dabëll me “shkronja të mëdha”, sepse shënoi 30 pikë, kapi 21 topa në tabela e shërbeu 10 asistë. Po ashtu, vodhi dy topa. Edhe pse nuk u zgjodh në formacionin e Ndeshjes së Yjeve, basketbollisti serb është padyshim nga më të mirët në NBA, dhe me dashuri në Serbi e quajnë “Mexhik Xhonsoni i anëve tona”. Denveri është në formë shumë të mirë këtë sezon, në vendin e tretë në Perëndim me 36 fitore e 16 humbje.
Sfidanti.al