SHBA, nuk fitohet Botërori vetëm me dy lojtarë të Ndeshjes së Yjeve në NBA!

Dihej që më parë se kjo e tanishmja nuk mund të quhej një “Skuadër Ëndërr”. Dyshimi u përforcua thuajse në bindje, ndërsa kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës luajti ndeshjen e saj të dytë në Botëror, dhe shpëtoi me fat. Turqia u kalua 93-92 pas kohës shtesë, fitorja më e ngushtë në 13 vjet në finalet e turneve të mëdhenj, ndërsa u ruajt seria prej 44 fitoresh radhazi, që nga humbja me Greqinë në Botërorin e vitit 2006.

Jo vetëm kaq, por turqit e kishin ndeshjen në dorë dhe mund të thuhet se e humbën vetë, jo se e fituan amerikanët. Ja pra, çdo të thotë nëse SHBA dërgon në Botëror një ekip me vetëm dy lojtarë të Ndeshjes së Yjeve të NBA-së, dhe ka përballë një kundërshtar me tre yje të basketbollit amerikan.

“Ne luajtëm ndaj një skuadre me shumë përvojë, – pohoi trajneri Greg Popoviç në mbyllje të duelit në Shangai, – dhe kuptuam sesa shumë duhet të ndryshojmë për t’ia dalë mbanë. Ne e dimë se basketbolli në Kinë, por edhe në gjithë botën”.

Lojtarët e vetëm të Ndeshjes së Yjeve të NBA-së ishin Kris Midëllton dhe Kemba Uolker, ndërsa kampionët e mëdhenj mungojnë, si Lebron Xhejms, Durant, Kërri, Leonard, Uestbruk apo Harden.

Sfidanti.al