Duhej të bënte debutimin përpara 1 muaji në Nurburgring me makinën Alfa Romeo, por moti i keq i prishi ëndrrën. Por kjo ishte vetëm për momentin sepse në vitin 2021, Mick Schumacher mund të jetë pjesë se skuadrës Haas. ‘Dëshiroj të shkoj në Formula 1 duke qenë sa më i përgatitur dhe për ta bërë këtë do të më duhet të përballoj momente të vështira-tha Mick Schumacher për F1.com-nuk po them se jam gati 100%, por jam shumë pranë. Është ëndrra ime’.
Kalimi në këtë kampionat mund të ndodhë që këtë sezon me Mick Schumacher që mund të jetë i pranishëm në garën e fundit në Abu Dhabi për të zbritur në pistë në provat e para të lira përpara se të bashkohet me Team Haas vitin e ardhshëm.
Ndërkaq, aktualisht për Mick Schumacher është detyra e fitimit të kampionatit të Formula 2 me pilotin gjerman që është kryesuesi i kampionatit me 22 pikë kundrejt Callum Ilott dhe 21 vjecari është shumë pranë arritjes së këtij objektivi teksa kanë mbetur 4 garat e fundit për t’u zhvilluar në Bahrein
Ndërkaq, Mick Schumacher u kthye edhe prapa në kohë teksa kujtoi debutimin e tij në kampionatin e garave kart. ‘Në fillim të karrierës u përpoqëm ta mbanim sekret qpër të pasur sa më shumë liri-shtoi Mick Schumacher-kjo më dha shansin për t’u rritur dhe për të kuptuar sesi mund të jem një djalë dhe pilot normal’.
Por më pas erdhi kapërcimi i shkallëve të karrierës me kalimin te njëvendëshet.
‘Kam dashur të garoj me emrin tim të plotë dhe jam krenar që do ta kem në makinën dhe tutën time-tha Schumi Jr-mediat gjithnjë më kanë ndjekur më shumë se pilotët e tjerë, por duhet të pranoj se ato janë treguar edhe shumë të respektueshme. Nëse ua kërkoj, e respektojnë privatësinë time dhe për këtë u jam mirënjohës’.
Në vitet e fundit, rritja e tij në aspektin sportive ka qenë e ngadaltë por konstante.
‘I gëzohem cdo dite, po argëtohem-tregon Mick Schumacher-po i gëzohem drejtimit të makinave, po i gëszohem punës në prapaskenë dhe besoj se e gjithë kjo është një prej celësave që më kanë lejuar që të gjendem në këtë pozicion. Kam pasur gara të vështira, kam pasur ulje-ngritje, por besoj se kjo më coi atje ku jam tani dhe të ndihem komod me makinën’.
Sfidanti.al