Rugby, Millennium Stadium bëhet spital me 2000 shtretër

Millennium Stadium, shtëpia e Rugby uellsian është shndërruar efektivish në një spital me rastin e emergjencës coronavirus; 2000 shtretër do të jenë në dispozicion të autoriteteve shëndetësore sapo të mbyllen punimet. Spitali I ri do të quhet ‘Dragon’s Heart’ që I referojet dukshëm Dragonjve të Uellsit dhe 300 shtretër janë bërë gati që të dielën e Pashkës.

Struktura, për të cilën punimet kanë nisur para dy javësh, është gati. Normalisht për këto lloj punimesh do të duhen 2 vjet punë, por Britania është në një garë me kohën dhe kundër coronavirusit  që po bëhet në një atmosferë vërtet të vecantë’.

Sfidanti.al