Novak Gjokoviçi, mbas triumfit në finalen e turneut të mjeshtrave në Çinçinati (SHBA) 2-0 (6-4, 6-4) ndaj Rozhe Federerit, më në fund, e kompletoi koleksionin e tij të trofeve. Tenistit më të mirë serb iu deshën 11 vite 4 muaj dhe 18 ditë që ta shënojë emrin e tij në histori dhe t’i fitojë të gjithë trofetë e turneve të mjeshtrave.
Në profilin zyrtar të ATP-së (Shoqatës së Tenisit Profesionist) u publikua një video, në të cilën tregohet fillimi i rrugës së Gjokoviçit që nga turneu i parë i mjeshtrave të fituar nga ai në prill të vitit 2007 në Majami dhe, më pas, me radhë, në turnetë e mjeshtrave të fituar nga Nolja në Montreal, Indiana Uells, Romë, Paris, Madrid, Shangai, Monte Karlo dhe mbas shumë vitesh edhe në Çinçinati.
Sfidanti.al