Presidenti aktual i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, do të konkurrojë për mandatin e dytë në krye të “shtëpisë” evropiane të futbollit, ndërkohë që federata e futbollit të atdheut të tij, Sllovenisë, e paraqiti zyrtarisht kandidaturën e tij. Ceferini, në fakt, ka marrë mbështetje nga një grup vendesh-anëtare të UEFA-s dhe, siç bëri të ditur federata sllovene e futbollit, fjala është për Norvegjinë, Suedinë, Finlandën, Damimarkën, Ishujt Faroe, Islandën, Italinë dhe Republikën e Irlandës.
Ceferini në krye të UEFA-s trashëgoi Mishel Platinin, pasi legjenda e futbollit francez u dënua me një pezullim disavjeçar për ryshfet dhe korrupsion. Zgjedhjet në UEFA do të zhvillohen më 7 shkurt 2019 në Romë dhe deri më 7 nëntor 2018 do të mësohet, nëse Ceferini do të ketë dhe kë do të ketë konkurrent, pasi me atë datë mbaron afati i paraqitjes së kandidaturave. Një kandidat potencial duhet të ketë mbështetjen e të paktën tri federatave që të marrë pjesë zyrtarisht në garën për president të UEFA-s.
Sfidanti.al