Rrefimi i Vettel: Deshtova te Ferrari, por nuk pendohem

Sebastian Vettel eshte ne muajt e fundit te tij te skuadra e Ferrarit dhe piloti gjerman tregon eksperiencen e tij te Kokekuqja italiane me te cilen u bashkua ne 2015 me Vettel qe nuk mundi dot te arrije asnje objektiv.

‘Besoj se jam ne nje moshe te tille dhe mjaft i pjekur per te kuptuar persene, te shoh arsyet dhe te shkoj me tej-tha Vettel-e verteta eshte kjo. Ferrari ka qene gjithnje endrra ime. Nuk dua te them qe me eshte bere lavazh i trurit, por qe ne femijerine time jam frymezuar nga Schumacher dhe makina e kuqe. Behet fjale per nje marke terheqese. Isha shume realist per te ditur se nuk doja te pershkoja te njejtin rrugetim si Michael te Ferrari. Isha dhe jam ende i frymezuar prej tij pasi mendoj se eshte me i madhi i te gjitha koherave’.

Vettel, 4 here kampion i botes ne Formula 1, foli edhe per objektivin sekondar te tij qe vendosi gjate eksperiences se tij te Ferrari.

‘Shpresoja t’i rrembeja ndonje titull Hamiltonit ne menyre qe rekordi i Schumacher te rezistonte dhe ca kohe-vijoi Vettel-por per fat te keq tani nuk jemi ne gjendje qe ta ndalim. Doja te fitoja titullin me Ferrarin me shume per veten time se per Michael. Eshte per te ardhur keq qe nuk funksionoi’.

Sfidanti.al