Rozher ç’bëre kështu? Federer rrezikon eleminimin në Londër!

Është përmendur shumë herë ky faktor, por ç’të bësh, do të vazhdohet të përmendet. Rozher Federer është 38 vjeç, një moshë tepër e shtyrë në sport, në tenis po e po, dhe ja ku u kuptua që në ndeshjen e parë të turneut të Londrës. Legjenda zvicerane u mund 0-2 me sete nga austriaku Dominik Tim, duke vënë në dyshim kualifikimin për në gjysmëfinale. Në Finalet ATP, gjysmëfinalistë bëhen dy vendet e para në të dy grupet, ndërsa Federeri do të duhet të luajë ndeshjen e radhës me Novak Gjokoviçin.

Tim ia doli 7-5 e 7-5, pra nuk mund të thuhet se Federeri nuk u përpoq, por kjo nuk i solli dobi. Zvicerani ka qenë në gjysmëfinale të Finaleve ATP që nga viti 2009, kur turneu nisi të mbahej në Londër. “Për mua ky është një turne normal, – tha Federeri, – pra, unë nuk duhet të humbas asnjë ndeshje tjetër që të kem mundësi ta fitoj. Kështu ka qenë për 20 vjet për mua, javë pas jave, pra nuk ka asgjë të re”.

Sfidanti.al