Sinqeriteti turbullues i Uli Hënesit: Kovaçin e shkarkuan lojtarët!

Përse duhej ta thoshte, dhe të nxirrte “punët e shtëpisë në pazar”? E bëri këtë gjë Uli Hënes duke deklaruar hapur të vërtetën për largimin e ish-trajnerit të Bajernit, Niko Kovaç. “Padyshim, pati “rryma” në skuadër që donin që Kovaçi të largohej, – tha presidenti bavarez për ZDF-në, – disa lojtarët u lodhën nga skemat e trajnerit. Kjo bëri që ne, drejtuesit, të vepronim”.

Por, çfarë do të ndodhë me stolin e Bajernit, ndërsa spekullimet janë të shumta. “Do të ketë bisedime këtë javë, – u shpreh Hënesi, – së pari, ne do të flasim me Hansi Flikun. Një gjë është e qartë. Pas një jave të tillë të jashtëzakonshme, me dy fitore bindëse, nuk mund të thuhet se ne do ta largojmë pa diskutim Hansin, dhe të marrim dikë tjetër që të punojë vetëm disa muaj”. Bajerni, me trajnerin e përkohshëm, mundi 2-0 Olimpiakosin në Champions dhe 4-0 Dortmundin në Bundesligë.

Sfidanti.al