Te interpretosh ne finalen e Super Bowl ne NFL eshte dicka thuajse e pamundur qe te refuzohet. Festa e kampionatit te futbollit amerikan eshte eventi me i ndjekur ne SHBA dhe te qenit ne qender te vemendjes se tij per disa minuta te katapulton. Megjithate eshte nje person qe e ka refuzuar nje mundesi te tille dhe behet fjale per kengetaren nga Barbados, Rihana.
Ne fund te muajit te kaluar, organizatoret e finales se Super Bowl lajmeruan se do te jete banda Maroon 5 qe do te interpretoje ne kete eveniment qe do te mbahet ne 3 shkurt ne Mercedes-Benz Stadium ne Atlanta.
Motivi qe Rihana refuzoi propozimin per te interpretuar ne finalen e 53 te Super Bowl nuk ka te beje me perfitimet financiare, por me principet. Sipas US Magazine, Rihana mori vendimin e saj ne mbeshtetje te Kolin Kapernik i cili eshte lene jashte NFL, pasi vendoste nje gju ne toke ne momentin e interpretimit te himnit amerikan ne fillim te ndeshjeve, ne shenje proteste kunder racizmit.
Sfidanti.al