Rekordet në Formula 1 jo domosdoshmërisht janë vendosur nga pilotët më të talentuar apo spektakolarë por në fund të ditës, statistikat janë ato që shpluhurosin kujtesën e të apasionuarve të sportit edhe pse ata që janë të dashuruar me Formula 1 mund të përdorin një metër tjetër gjykimi.
Michael Schumacher dhe Leëis Hamilton janë rekordmenët më domethënës të historisë me nga 7 tituj botërorë, ndërsa britaniku ka në llogari 103 fitore dhe 104 pole position e askush tjetër nuk ka arritur deri në këtë pikë e madje asnjë tjetër nuk ka hupur në podium më shumë se britaniku me 196 herë.
Fernando Alonso mbahet fort pas rekordit të numrit të garave pasi ka marë pjesë në plot 374 të tilla përgjatë 22 sezoneve. Rekordin e shpejtësisë? Valteri Botas me 372.5 km/h ndërsa Verstappen është piloti më i ri që ka arritur në zonën e pikëve pasi e ka bërë një gjë të tillë në moshën 17 vjec e 180 ditë.
sfidanti.al