Edin Terzić kërkon sforcimin e madh nga Borussia

Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzić nuk i zë besë Milanit por ai kërkon që skuadra të reagojë pas humbjes me PSG.

“Do të jetë një ndeshje tërësisht e ndryshme nga ajo kundër PSG. Duhet të tregohemi të zgjuar edhe kur nuk do ta kemi topin në zotërim. Milani ka një stil shumë ndryshe të të luajturit nga PSG dhe gjatë ndeshjeve të fundit kuqezinjtë kanë treguar se janë në rritje. E njohim mjaft mirë Pulisic pasi ka luajtur me skuadrën tonë por duhet të bëjmë shumë kujdes edhe në krahun e majtë ku luajnë Rafael Leao dhe Theo Hernandez, dy lojtarë shumë të rrezikshëm. Nëse jemi të rrezikshëm dhe krijues në sulm, ata do ta kenë shumë të vështirë”. 

sfidanti.al