Rafael Nadal ka të gjithë të drejtën të ëndërrojë titullin e tij të tretë në US open dhe të 16 Grand Slam në karrierë. Tenisti spanjoll preu biletën ër në finale të Flushing Meadows teksa mposhti Juan Martin Del Potro me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje të cilën Nadal e nisi me një ritëm të ngadaltë ndërkohë që edhe vetë argjentinasi ia vështirësoi ndjeshëm gjërat duke e fituar setin e parë 6-4. Por Nadal ndryshoi strategjinë e lojës së tij dhe gjithcka shkoi ashtu sic donte ai. Spanjolli dominoi totalisht kundërshtarin e tij dhe këtë e tregon fakti që në 3 sete Del Potro mundi të fitojë vetëm 5 game pasi Nadal i fitoi ata 6-0;6-3 dhe 6-2. Në finalen e US Open, Nadalin e pret afrikanojugori Kevin Anderson që eliminoi spanjollin Pablo Carreno Busta me rezultatin 3-1 me sete 4-6; 7-5;6-3;6-4.
sfidanti.al