Në US Open ajo fitoi jo vetëm titullin, por edhe një shpërblim të madh. Tenistja adoleshente britanike, Ema Radukanu, fitoi 2.5 milionë USD në Nju Jork, që do të thotë rreth 2.1 milionë euro, një shifër tepër e madhe për një vajzë 18-vjeçare. Gazetarët e ngacmojnë se çfarë do të bëjë ajo me gjithë këto para! Radukanu ngre supet dhe thotë se nuk ka shkuar kurrë të shikojë llogarinë e saj në bankë, ndërsa me paratë merren prindërit. Ajo shton se nuk ka blerë ende asgjë të veçantë, përveç kufjeve me valë që i humbi gjatë kualifikueseve në US Open, dhe që kushtonin rreth 150 euro. Gjithsesi, Ema thotë se vetë sporti që ajo praktikon, tenisi, është tepër i shtrenjtë dhe një pjesë e mirë e parave shpenzohet në mënyrë profesionale.
Sfidanti.al