Federata e Bankave në Korenë e Jugut do të blejë bileta për Lojërat Dimërore që do të mbahen në Pyeongchang në shkurt të vitit 2018 për një vlerë prej 750 mijë Eurosh. Një e dhënë kjo që tregon se gjerat në këtë aspekt nuk po shkojnë mirë dhe se deri tani janë shitur rreth 40% e biletave të vëna në dispozicion, pjesa më e madhe e të cilave kanë shkuar jashtë shteti kjo falë ndërhyrjes së sponsorëve .
Në total ishin 1 milionë e 70 mijë bileta, por të shitura rezultojnë 315 mijë copë. Përsa i përket biletave të destinuara për tregun e brendshëm nga 750 mijë, deri tani janë shitur vetëm 124 mijë bileta. Por jo vetëm kaq, duket se edhe aspekti turistik i Pyeongchangut nuk po funksionon sic duhet nëKkorenë e Jugut ashtu edhe në nivel botëror. Kësaj i shtohen edhe tensionet politike mes Koresë së Veriut, që është vetëm 80 km larg Pyeongchangut, e SHBA duke bërë kërcënime të cilat deri tani Seuli nuk i ka marrë shumë seriozisht, por që në arenën ndërkombëtare kanë bërë që të mendohet për Lojëtra Olimpike të rrezikshme.
Sfidanti.al