Rishfaqet Bergkamp me rrëfimin e tij; Cruyff më kërkoi te Barcelona

Dennis Bergkamp është një emër që e njohin mirë tifozët e Interit. Ish futbollisti hoklandez veshi fanelën zikaltër në periudhën 1993-1995, ndërsa tani është trajner në ekipet zinxhire të Ajaxit. Bergkamp rishfaqet në skenë dhe këtë e bën në një intervistë për ‘Mundo Deportivo’ ku tregoi edhe një sekret. ‘Cruyff ma tha pa e bërë shumë të zhurmshme dëshirën e tij për të më patur te Barcelona-tregon Bergkamp-sa herë që një skuadër bënte një ofertë për mua më thoshte të mos e pranoja pasi Barcelona ishte i vetmi opsion. Por unë gjithnjë kam pasur parandjenjën se do të bëja karrierë në Itali, në atë kohë ishte kampionati më i rëndësishëm. Nuk doja të shkoja te Milani sepse kishin shkuar edhe Gullit, Van Basten e Rijkaard. Gjithcka ishte mes Juventusit e Interit dhe unë zgjodha Interin’.

Por mesa duket gjërat nuk shkuan ashtu sic priste holandezi dhe ja sepse: ‘Drejtuesit e Interit më bënë shumë premtime por jo gjithnjë i mbanin-vijoi rrëfimin e tij bergkamp-më thanë se Interi do të bënte një lojë sulmuese dhe e bëri këtë, por vetëm për një muaj. Nuk ishte ajo që prisja. Gjithssi Italia ishte vendi i duhur për t’u përmirësuar si lojtar dhe aty mësova të isha më profesionist.

Sfidanti.al