Pjesa më e bukur: Green më e mira në botë për grupmoshën së saj!

Mosha është vetëm një numër, sidomos për stërgjyshen 77- vjeçare, Rose Green që është një kampione vrapimi. Ajo  mban rekordin amerikan për 60 metra sprint dhe e ka vendosur rekord edhe në 200 dhe 400 metra.

Trajneri i saj, Cortez Austin thotë: ” Ajo është e klasit botëror.” Austin nuk është vetëm trajneri i saj, por edhe “bukuroshi” i saj, siç i pëlqen të quhet – pas lidhjes prej katër vjetësh.

Stërgjyshja ka shënuar rezultate të mëdha dhe ajo nuk ka ndërmend që të ndalet. Austin e stërvit në komunitetin e të rriturve Cameron Grove në Qarkun e Prince George të Virxhinias. Austin thotë: “Ajo është e famshme. Pa dyshim që ajo është një frymëzim.”

Ju mund ta shihni Green në korrik, duke vrapuar në kampionatet kombëtare në natyrë dhe kampionatet kombëtare të të moshurve.

Sfidanti.al