Gjatë kësaj jave të Eurolega dhe Eurocup do të ketë një ndryshim në uniformat e basketbollistë, gjë që nuk ka se si të mos bjerë në sy. Në pjesën e pasme të tyre, që nga dita e enjte, nuk do të jenë të stampuara emrat e protagonistëve të parketit, siç ndodh gjithmonë, për t’u identifikuar nga tifozët, por vetëm një mbishkrim, One Team (Një Skuadër).
Pra kjo do të jetë java e One Team, një program për përgjegjësinë sociale, e anonçuar nga Eurolega që në vitin 2012 dhe që deri tani ka regjistruar 12 mijë pjesmarrës e që mbështet aktivitetet sportive të fëmijëve dhe të riturve me problem mendore. Kështu, emri i përbashkët One Team do të jetë mbi shpinën e basketbollistëve të 36 skuadrave të Eurolega dhe Eurocup, në vend të emrave të tyre, duke dëshmuar dëshirën e klubeve dhe të sportistëve, për të mbështetur besnikërinë e tifozëve, duke marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në komunitetet e tyre.