Piero Ferrari: Shumaher është gjallë, por nuk komunikon!

Dëmtimi nga aksidenti duket se është i madh dhe pas 8 vjetësh nuk mund të ketë përmirësim thelbësor. Lajmet për shëndetin e Mikael Shumaherin kanë qenë të pakta këta vjet, ndërsa e shoqja Korina nuk lejon të preket fshehtësia private. Kanë folur Zhan Todt apo ndonjë tjetër, si dhe tani flet Piero Ferrari, djali i legjendarit Enco Ferrari. “Mikaeli nuk ka vdekur, – thotë 77-vjeçari, – por nuk mundet që të komunikojë. i kujtoj shpesh takimet tona jashtë fushe, kur vinim në shtëpinë tonë e pinim ndonjë gotë verë. Një njeri i shkëlqyer. Nuk më pëlqen të flitet për të sikur nuk është gjallë”.

Sfidanti.al