Nga Levandovski tek Nojeri, sa shumë kontrata presin tek Bajerni!

Deri verën e ardhshme duhet të ketë shumë lëvizje dhe padyshim që do të ketë. Bajerni ka mjaft futbollistë të cilëve i përfundojnë kontratat në 2023, madje edhe më shpejt, ndaj drejtuesit duhet të thonë sa më shpejt fjalën e tyre. Nuk është e qartë e ardhmja e Robert Levandovskit, që ka kontratë deri në 2023, por edhe që mund të largohet. Synimi i Bajernit mund të jetë ta mbajë deri në 2025, ndërsa ai mbetet në formë të madhe, por varet shumë edhe nga fati i Halandit. Manuel Nojeri po ashtu është në dyshim, por duke qenë portier ai mund të vazhdojë më gjatë. Nojerit i mbaron kontrata në 2023 dhe pritet rinovim në 2025. Tomas Myleri po ashtu do të qendrojë deri në 2025. Serg Gnabri po ashtu vlerësohet lart dhe kontrata duhet të rinovohet nga 2023 deri në 2026. Mbetet të shihet Kingsli Koman që kërkon më shumë para, por që është ndarë nga menaxheri Pini Zahavi. Toliso mund të largohet që në dimër, ndërsa Çupo-Motingu në 2023.

Sfidanti.al