Pas golave në Europë, Anglia pret golat e Kejnit në Botëror

Kapiteni i “tre luanëve” deri tani ka pak gola këtë sezon, vetëm 6, por gjithsesi prova në Ligën e Konferencës mund të quhet pozitive. Sulmuesi hyri si zëvendësues dhe shënoi 3 herë për Totenhemin në Londër ndaj Murës së Sllovenisë në fitoren 5-1. Ai ende nuk ka gola në Premier Ligë, por ndoshta këto mund të vijnë më pas. Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, u shpreh i qetë për yllin e tij, ndërsa afrojnë ndeshjet eleminatore të Botërorit. “Unë mund të flas vetëm nga këndvështrimi i Anglisë, – tha ai, – çdo dy muaj ne ulemi këtu për konferencë dhe nab ëhet e njëjta pyetje, por Harri gjithnjë shënon shumë gola për ne. Ai luajti 3 ndeshje muajin e kaluar dhe shënoi nga 1 gol në secilën prej tyre. Gjithmonë dotë ketë spekullime, këto janë pjesë e të qenit një lojtar i madh”. Kejn shënoi 3 golat në vetë 19 minuta, ndërsa hyri si zëvendësues në pjesën e dytë. Pavarësisht diferencës mes dy ekipeve, nuk mund të thuhet se do të ishte aq e lehtë për Totenhemin që të kalonte Murën e Sllovenisë, një ekip me potencial. Spërsat kanë 4 pikë, po aq sa Rena e Francës, ndërsa Viteshe ka 3 pikë.

Sfidanti.al