Luis Enrike “mban fort” Spanjën: Barcelona? S’fus hundët në punët e të tjerëve!

Këta të tjerë duhet të jenë askush tjetër, por trajneri aktual i katalanasve, Ronald Kuman. Holandezi është në rrugën e ikjes, edhe pse do të jetë në stol edhe këtë fundjavë (siç besohet), ndërsa trajneri i Spanjës, Luis Enrike, nuk dëshiron t’i japë vrull polemikave. “Unë jam trajner i Spanjës, – tha ai, – jam për herë të dytë në stol, dhe unë e kam zakon që të mbaj fjalën. Është e sigurt se do të jem këtu derisa të përfundojë kontrata. Edhe pse kam një lidhje krenare me klubin, nuk dua të përzihem në punët e të tjerëve”. Pra, Luis Enrike refuzon Barcelonën, ndonëse është një nga favoritët e tifozëve. Nën drejtimin e tij u fitua Championsi i fundit në 2015, me treshen Mesi-Nejmar-Suarez (MSN), e cila nuk ekziston më në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al