Për Botërorin e 2019, Ferrari do të prezantojë makinën e re në 15 shkurt.

Ferrari do të prezantojë makinën e re të botërorit të Formula 1 në 2019 në datën 15 shkurt. Ai që e konfirmoi këtë është vetë Shefi i kokëkuqes italiane, Mauricio Arrivabeme në ceremoninë e ndarjes së cmimeve ‘Helmeta e Artë’ e Autosprint që u mbajt në Milano ku i pranishëm ishte edhe piloti i ri i Ferrarit, Sharl Lëklerk.

‘Grupi i punës i drejtuar nga Matia Binoto po punon prej muajsh-tha Arrivabene-motorët tashmë janë në bankën e provës dhe disa pjesë të makinës janë duke u prodhuar. Ato që janë të lidhura me performancën do të vijnë në momentin e fundit. në 15 shkurt do të prezantojmë makinën e re dhe gjithcka duhet te jetë gati për këtë datë. po punojmë që tani me simulatorin, por është ende shpejt për të folur për performancën e makinës

sfidanti.al