Kristiano Ronaldo bëhet sërish protagonist i kronikës së zezë, vetëm se këtë radhë ai nuk ka të bëjë aspak me të. Sipas të përditshmes franceze ‘Le Matin’, në Marsejë, policia sekuestroi 500 gr kanabis sativa të paketuar dhe me foton e sulmuesit portugez të veshur me fanelën e Juventusit në të.
Me siguri imazhi i 33 vjecarit është përdorur nga trafikantët e lëndës narkotikë për të treguar cilësinë e lartë të produktit që u vu në zotërimin e policisë. Ronaldo nuk është i vetmi të cilit i përdoret imazhi nga narkotrafikantët, më parë është përdorur edhe imazhi i yllit tjetër të futbollit botëror, Lionel Mesi. Një vit më parë, në peru i sekuestrua kokainë me vlerën e 85 milionë Dollarëve ku ishte stampuar, emri, imazhi dhe logoja e yllit të Barcelonës.
sfidanti.al