Ja që Ljuis Hamilton ka edhe këtë herë të drejtë. Piloti anglez, i kritikuar nga skuadra e tij pas mënyrës sesi garoi në Abu Dabi, duket se e ka fituar “davanë”. Nuk mund të thuhet ndryshe kur vetë shefi i skuadrës së Mercedesit, Toto Volf, detyrohet të pranojë publikisht se ishte nxituar në komentet pas Çmimit të Madh të fundit të sezonit. “Ndodh që në trysninë e momentit nuk merren vendimet e duhura, – ishin fjalët e tij kur kanë kaluar shumë ditë nga gara, – ne menduam më tepër për fitoren e skuadrës që u rrezikua nga veprimi i Hamiltonit, dhe jo nga fakti se Ljuisi dhe Niko po luftonin për titullin botëror”. Hamilton ngadalësoi në xhirot e fundit për të lejuar rivalët që t’i afroheshin t’i shkaktonin problem Rosbergut që ndodhej në vend të dytë, ndërsa angleze, shpresontë që gjermani të parakalohej nga të paktën dy pilotë të tjerë dhe ai të mbronte titullin botëror. Rosberg, shoku i tij i skuadrës, e përballoi presionin dhe fitoi titullin, duke u tërhequr pak ditë më pas. Volf e kritikoi ashpër sjelljen e Hamiltonit duke nënkuptuar se mund të merreshin masa ndaj tij, por tashmë gjithçka paska ndryshuar. Edhe Mercedesit, do të ndjekë shembullin e Meklarenit apo Uilliamsit, pasi skuadrat angleze gjithnjë i kanë lënë liri pilotëve në pistë.