Përse disa vajza përdoren si sfond për një kampion sporti?!

Kampioni i boksit, Kris Jubank i Riu, vendosi të bënte një foto që e kanë bërë përpara tij edhe mjaft kampionë të tjerë. Ai pozoi si një hero, ndërsa ishte i rrethuar nga disa vajza të veshura me bikini, apo thjesht jo plotësisht të veshura. Jubank, 27-vjeçar, djali i kampionit të mëparshëm të boksit britanik me të njëjtin emër, pret të realizojë ndeshjen për titull ndaj Tomi Langfordit, ndërsa përpiqet ta kalojë kohën sa më bukur, ndërsa ndodhet në Dubai. Vajzat pa emër, janë një shembull i mënyrës së përdorimit të femrës si sfond të një mashkulli të shquar dhe të fuqishëm. Maskilizëm natyrisht, i një kampioni që ka shumë para, dhe që mund të përdorë disa vajza thjesht duke u dhënë disa “thërrime”. Gjithsesi, Jubanku i rim und të quhet krejt i pafajshëm, nëse kujton se Donald Tramp tha gjithato budallallëqe për femrat, dhe sërish u zgjodh president i SHBA-së.