Pekin 2022, kina I përgjigjet SHBA: Komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë bojkotin

‘Politizimi i Sportit do të dëmtojë shpirtin e Kartës Olimpike dhe interesat e sportistëe të të gjithë vendeve. Komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Komitetin Olimpik Amerikan nuk do ta pranojë’. Kjo është ajo që deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, Zhao Lijian duke iu kundërpërgjigjur administratës Biden që bëri të ditur se është në kontakt me aleatët për një qasje të përbashkët, një bojkotimi i koordinuar i Lojërave Dimërore 2022 për t’iu kundërvënë abuzimeve me të drejtat e njeriut në Kinë e në mënyrë të vecantë në Xinjang

Zëdhënësi Lijian foli edhe për një përgjigje te fortë kineze dhe shtoi se ka besim se do të punohet me të gjitha palët për të bërë Lojërat Olimpike Dimërore një event olimpik të jashtëzakonshëm dhe të shkëlqyer.

Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i Komitetit Olimpik Amerikan që doli kundër bojkotit të Pekin 2022 me presidenten Susanne Lyons që theksoi se bojkoti nga evente sportive ka pasur pasoja negative te sportistët

Sfidanti.al